Zv.kryeministri ukrainas lavdëron industrinë turke të mbrojtjes

Zëvendëskryeministri dhe ministri Përgjegjës për Industritë Strategjike të Ukrainës, Oleg Uriskoy tha se ai ishte i impresionuar nga zelli dhe dëshira e Turqisë për të prodhuar armët e veta.

1483998
Zv.kryeministri ukrainas lavdëron industrinë turke të mbrojtjes

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Industritë Strategjike të Ukrainës Oleg Urisky i tha agjencisë ukrainase të lajmeve “Ukrinform” se prodhimi industrial i Turqisë ka arritur në një pikë shumë më të mirë krahasuar me 15 vjet më parë.

"Ka një numër pikash që duhen marrë si shembull. Industria e mbrojtjes në Turqi është një sektor, ku shteti dhe sektori privat kanë të drejta dhe mundësi të barabarta. Zelli dhe dëshira e Turqisë për të prodhuar armët e veta është impresionuese", shtoi ai.

Pasi u shpreh se Turqia mund të prodhojë sot dronët dhe helikopterët e saj Uriskiy theksoi se ky është një produkt i mendimit strategjik kolektiv të zyrtarëve turq.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i ngarkuar me Industritë Strategjike të Ukrainës, Oleg Urisky vuri në dukje se hapi i parë i partneritetit strategjik midis vendeve mund të realizohet në fushat e prodhimit të motorëve, avionëve, automjeteve të blinduara, raketave, pajisjeve elektronike ushtarake.

Javën e kaluar një delegacion nga Ukraina i udhëhequr nga Oleg Urisky bëri një vizitë zyrtare treditore në Turqi.



Lajme të ngjashme