“Aksungur” qëndron në qiell për 49 orë, përfundon fluturimin e 59-të

Mjeti ajrore pa pilot (IHA) “Aksungur” realizoi një fluturim 49 orësh.

1484149
“Aksungur” qëndron në qiell për 49 orë, përfundon fluturimin e 59-të

Mjeti ajrore pa pilot (IHA) “Aksungur” realizoi një fluturim 49 orësh.

Në postimin e bërë nga ana e Kompanisë Turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ) bëhet e ditur se kohëzgjatja totale e “Aksungur”, që ka realizuar fluturimin e 59-të, arriti në 230 orë. Në fluturimin e fundit IHA ka arritur të qëndrojë me sukses në ajër për 49 orë.

Ky zhvillim u përcoll me fjalët: “Aksungur, që ka përfunduar fluturimin e 59-të duke qëndruar 49 orë në qiell, vizatoi në qiell flamurin tonë me hënë e yll në lartësinë 20 mijë feet. Çdo gjë për atdheun!”.  

“Aksungur” me dy motorë që zotëron një kapacitet ngarkese të lartë në lartësi të mesme, planifikohet të fluturojë deri në 40 mijë feet lartësi.

IHA e ndërtuar mbi platformën Anka, falë kësaj është zhvilluar në një kohë të shkurtër dhe me një kosto të përshtatshme.  

 

 


Lajme të ngjashme