Kompanitë turke fitojnë 2,4 miliardë dollarë nga lojërat e internetit

Sektori turk i lojërave tërhoqi 2,4 miliardë dollarë që prej vitit 2015 e deri më sot.

1481146
Kompanitë turke fitojnë 2,4 miliardë dollarë nga lojërat e internetit

Sektori turk i lojërave tërhoqi 2,4 miliardë dollarë që prej vitit 2015 e deri më sot.

Sipas raportit "Digital in 2020" të agjencisë “We Are Social” në mbarë botën ka 4,54 miliardë përdorues të internetit që do të thotë 59% e popullsisë botërore.

Këta përdorues kalojnë mesatarisht 6 orë e 43 minuta në internet dhe 1 orë e 10 minuta i përkon lojërave.

Kurse në analizën e publikuar ngaNewzoo International BV” për tregun e lojërave bëhet e ditur se këtë vit tregu i lojërave që janë të lehta për t’u luajtur dhe që mund të shkarkohen, duke u rritur me 9,3% në mbarë botën arriti në vlerën e 160 miliardë dollarëve.

Nga kjo shifër 2,4 miliardë dollarë i përket lojërave turke.

Numri i kompanive turke që zhvillojnë lojëra u rrit në 239.



Lajme të ngjashme