Studim: Toka po kalon nëpër një re radioaktive të madhe

Një grup shkencëtarësh australianë bënë me dije se Toka po kalon nëpër një re radioaktive të madhe, e cila është lënë mbrapa nga një yll që po shpërthen përgjatë 33.000 viteve të fundit.

1479682
Studim: Toka po kalon nëpër një re radioaktive të madhe

 

Sipas një artikulli të portalit “ScienceAlert”, rezultatet e kërkimit shkencor të realizuar nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Gjurmë të qarta të hekurit-60 (Fe-60), një izotop radioaktiv, u zbuluan në hulumtimin e kryer mbi llumrat 33.000-vjeçare të detit të thellë të marra nga shkencëtarët nga dy zona të ndryshme.

Zbulimi nënkupton hapësira po mbjell në Tokë prej 33.000 viteve të fundit “farat” e këtij izotopi të rrallë, i cili formohet vetëm në brendësi të një supernove.

Hekuri-60 shpërbëhet plotësisht në 15 milionë vite dhe është pikërisht prania e këtij izotopi radioaktiv, analizuar në dhjetëvjeçarët e fundit në materialet e lindura në fillesat e sistemit diellor (meteoritë etj), që shpuri shumë shkencëtarë të imagjinonin një orgjinë “shpërthyese” të sistemit tonë planetar.

Disa vite më parë, astronomët njoftuan zbulimin e pranisë së izotopit hekur-60 në hapësirën përreth Tokës.



Lajme të ngjashme