Droni luftarak AKINCI (TIHA) kapërceu edhe një fazë tjetër kritike

Pas përgatitjeve që filluan nga nata, Bayraktar AKINCI TIHA PT-1 u ngrit në qiell për testim në orën 6.16 me orën e Turqisë.

1477399
Droni luftarak AKINCI (TIHA) kapërceu edhe një fazë tjetër kritike

PT-1, që cilësohet si prototipi i parë i Avionit Sulmues pa pilot Bayraktar AKINCI (TIHA), të cilin Industria e Mbrojtjes së Turqisë e prodhon me mundësitë e saj vendore e kombëtare me udhëheqjen e Baykar, në kuadër testeve që vazhdojnë, përfundoi me sukses testin e Përcaktuesit të Sistemit të Fluturimit në Lartësi të Madhe, që u realizua në Qendrën e Fluturimit dhe Trajnimit të Akinci në Komandën e Bazës Ajrore në nënprefekturën Çorlu të rrethit Tekirdag.   

Pas përgatitjeve që filluan nga nata, Bayraktar AKINCI TIHA PT-1 u ngrit në qiell për testim në orën 6.16 me orën e Turqisë.

Fluturimi i drejtuar nga Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë T3 dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar”  zgjati 3 orë e 22 minuta në një lartësi afërsisht 9,15 kilometra (30 mijë feet).

Fluturuesi pas testit u ul me sukses në orën 9.38.  

Në testet që vazhdojnë me 2 prototipe, Bayraktar AKINCI TIHA ka realizuar kështu me sukses fluturimin e pestë.

 

Fjalët Kyçe: #Selçuk Bayraktar , #PT-1 , #TIHA , #AKINCI

Lajme të ngjashme