Kompanitë turke hyjnë në listën e gjigandëve botërorë të mbrojtjes

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se është rritur ne 7 numri i kompanive turke në "Defense News Top 100", që konsiderohet si lista më prestigjioze e industrisë së mbrojtjes në botë.

1474535
Kompanitë turke hyjnë në listën e gjigandëve botërorë të mbrojtjes

Në postimin e tij në «Twitter», Demir vlerësoi listën "Defense News Top 100" të revistës «Defense News».

Demir thotë se firmat turke «ASELSAN», «TUSAŞ» (Industria Aeronautike Turke), «ROKETSAN» (prodhuesi i raketave), «STM A.Ş.» (Shoqëria Anonime e Industrisë së Teknologjisë), «HAVELSAN», «FNSS» dhe «BMC» me xhiron e tyre kanë hyrë në listën më prestigjioze të industrisë së mbrojtjes në botë.

"Industria jonë kombëtare e mbrojtjes po rritet dita ditës. Shtatë nga kompanitë tona u përfshinë në listën e revistës «Defense News» për kompanitë me xhiron më të madhe në botë. Katër vite me parë në këtë listë bënin pjesë dy nga kompanitë tona, kurse sot ky numër është rritur në 7, gjë që na bën të ndjehemi shumë të lumtur. Unë i përgëzoj kompanitë tona që janë përfshirë në listë dhe u uroj atyre suksese të vazhdueshme. Synimi ynë është që të jemi prezent në këtë listë me më shumë kompani të mbrojtjes",- shkruan Demir.

 


Lajme të ngjashme