Demir: Industria jonë e mbrojtjes është në shërbim të Azerbajxhanit

Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir tha se me të gjithë eksperiencën, teknologjinë dhe aftësinë e saj, industria e mbrojtjes është gjithmonë nën urdhrat e Azerbajxhanit.

1456928

Në postimin e bërë në “Twitter Demir bëri të ditur se priti Komandantin Ushtrisë së Republikës Autonome Nahçivan, Kerem Mustafayev dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e Forcave Ajrore të Azerbajxhanit Ramiz Tahirov.  

“Në një periudhë kur duhet t’i tregojmë tërë botës se dy vende vëllazërore janë edhe një herë një shpirt i vetëm, biseduam çështjet e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes”, shkroi Demir dhe shtoi: “Industria jonë e mbrojtjes, SIHA-t tona (avionët pa pilot të armatosur), municionet dhe raketat tona, teknologjia dhe aftësia jonë është gjithmonë nën urdhrat e Azerbajxhanit. Krahas përfitimit të sistemeve të reja për ushtrinë e Azerbajxhanit, ne do të punojmë së bashku edhe për modernizimin e sistemeve aktuale, mirëmbajtjen e tyre dhe çështjet e aktiviteteve të trajnimit”, shkroi Kryetari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir.

Lajme të ngjashme