Karaismailoglu: TURKSAT 6-A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2022

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu tha se sateliti i parë vendor dhe kombëtar turk, TURKSAT 6-A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2022.

1455533

Në fjalimin e mbajtur në Programin Përkujtimor të Dëshmorëve të 15 Korrikut, organizuar në kampusin e TUKSAT në nënprefekturën Golbasi të Ankarasë, tha se TURKSAT duke vazhduar me sukses dhe pa ndërprerje punimet është një aktor i rëndësishëm në fushën ndërkombëtare të satelitëve.  

Duke vënë në dukje se punimet e kompanisë vazhdojnë pa ndërprerje ministri tha: “Sateliti i komunikimit Turksat 5A planifikohet të dërgohet në hapësirë ​​në çerekun e fundit të këtij viti ndërsa Turksat 5B të lëshohet në hapësirë çerekun e dytë të vitit 2021.

Duke tërhequr vëmendjen se sateliti i parë vendor dhe kombëtar turk, TURKSAT 6-A do të lëshohet në hapësirë në vitin 2022, Karaismailoglu tha: “Me prodhimin e TURKSAT 6-A, Turqia do të hyjë ndër 10 vendet që mund të prodhojnë satelitë komunikacioni në botë”.   

Lajme të ngjashme