Ukraina e interesuar për industrinë turke të mbrojtjes, bën përsëri kërkesë për IHA

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar tha se gjatë takimeve në Ukrainë u shqyrtuan çështjet e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.

1453346

Ai tha se Ukraina kishte kërkesa të reja për mjetet ajrore të komanduara të Turqisë (IHA).

Akar, që u takua me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy në kuadër të agjendës së ngjeshur bisedoi edhe me Ministrin e Mbrojtjes Andriy Taran dhe Ministrin e Zhvillimit ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë Igor Pedrashka.

Krahas çështjeve të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, një ndër temat e rëndësishme të agjendës ishte edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes.  

Në takim u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në projektet në lidhje me platformat detare dhe ajrore.

Akar tha se krahas përparësive, Ukraina kërkon të blejë edhe IHA të reja.

Lajme të ngjashme