Ndërtimi i luftanijes amfibe turke “Anadolu” po vazhdon me gjithë shpejtësi

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se luftanija sulmuese shumëqëllimshe amfibe “Anadolu” do të bëjë që Turqia të bëhet “fuqi globale” në det.

1449293
Ndërtimi i luftanijes amfibe turke “Anadolu” po vazhdon me gjithë shpejtësi

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se luftanija sulmuese shumëqëllimshe amfibe “Anadolu” do të bëjë që Turqia të bëhet “fuqi globale” në det.

Ministri Varank inspektoi punimet e vazhdueshme të ndërtimit të anijes në kantierin “Sedef” në Tuzla të Stambollit, ndërsa tha se anija do të rrisë aftësitë e Forcave të Armatosura Turke për kryerje të operacioneve ushtarake jashtë shtetit dhe të operacioneve humanitare.

Ndërtimi i anijes “Anadolu”, e cila do t'i sjellë Forcat e Armatosura Turke në aftësinë e transferimit të fuqisë jashtë shtetit, vazhdon me gjithë shpejtësi.

Detyra kryesore e anijes, e cila do të kontribuojë në rritjen e niveleve të prodhimit vendor në industrinë e mbrojtjes, do të jetë transmetimi i forcës dhe operacioni amfib.

Gjatë vizitës së tij në kantierin “Sedef” në Tuzla të Stambollit, ministri Varank u informua në lidhje me punimet e ndërtimit të anijes më të madhe në Turqi.

Në prononcimin e tij të bërë pas vizitës ministri Varank tha se luftanija sulmuese shumëqëllimshe amfibe, e cila prodhohet për herë të parë në Turqi, do të jetë anija me tonazh më të madh që do të hyjë në inventarin e Forcave Detare Turke.

Ministri tërhoqi vëmendjen se Turqia kohëve të fundit u certifikua si një fuqi rajonale, ndërsa tha se anija në fjalë do të mund të transportojë rreth 100 grupe me detyrë amfibe me në krye tanket dhe autoblindat prodhim kombëtar dhe më shumë se 30 fluturake të ndryshme në vartësi të misionit.

 


Lajme të ngjashme