Prodhimi i vaksinës së koronavirusit mund të fillojë në shtator

Kompania farmaceutike «AstraZeneca» deklaroi se nga shtatori do të jetë e mundur fillimi i prodhimit në seri të vaksinës (Covid-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në rast se testet do të jenë të suksesshme.

1421400
Prodhimi i vaksinës së koronavirusit mund të fillojë në shtator

«AstraZeneca», kompania farmaceutike me seli në Kembrixhi të Anglisë, deklaroi se nga shtatori do të jetë e mundur fillimi i prodhimit në seri të vaksinës së koronavirusit (Covid-19) të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në rast se testet do të jenë të suksesshme.

Në deklaratën e bërë nga firma në fjalë thuhet se në rast se testet do të përfundojnë me sukses, në fazën e parë mund të prodhohen 400 milionë doza të vaksinës së quajtur "AZD1222"; do të jetë e mundur të arrihet kapaciteti për të prodhuar një mijë milion vaksina në total këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Prodhimi i kësaj vaksine mund të bëhet në më shumë se një vend dhe se partneritetet mund të vendosen me njësi shëndetësore në vende të ndryshme siç është Instituti Indian i Serumit, theksohet në vijim të deklaratës së “AstraZeneca”.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga kompania bëhet e ditur se ekziston edhe mundësia që rezultatet e vaksinës, që vazhdon të testohet tek njerëzit, të jenë të pasuksesshëm.



Lajme të ngjashme