“Facebook” bashkëpunon me Izraelin për të heshtur palestinezët

Rrjeti social “Facebook” ka mbyllur kohët e fundit dhjetëra llogari të gazetarëve dhe aktivistëve palestinezë duke shkaktuar reagime.

1412164
“Facebook” bashkëpunon me Izraelin për të heshtur palestinezët

Kjo platformë digjitale bllokon pa asnjë paralajmërim qasjen në disa llogari të hapura nga palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, në bazë të ankesave të autoriteteve izraelite.

“Facebook” jo vetëm që ka mbyllur shumë llogari të gazetarëve dhe aktivistëve palestinezë, por është duke penguar edhe postimet që mbrojnë Palestinën.

Ministria e Drejtësisë së Izraelit, e cila ka bërë një marrëveshje me këtë rrjet social në vitin 2016, njoftoi se gati 85% e ankesave të saj në 2017 kanë rezultuar pozitivisht (në favor të saj).

Në raportin e publikuar vitin e kaluar nga “ImpACT International for Human Rights Policies”, një organizatë joqeveritare me seli në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar që monitoron dhe këshillon teknikisht për të drejtat e njeriut qeveritë, organet ndërkombëtare, institucionet kombëtare dhe korporatat me ndikim, Izraeli akuzohet se lufton palestinezët nëpërmjet internetit duke përdorur marrëdhëniet dypalëshe me “Facebook”.



Lajme të ngjashme