TOGG regjistron të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të automobilit të Turqisë

Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) ka regjistruar pranë Zyrës së të Drejtave të Pronës Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të dizajnit të brendshme dhe të jashtme të makinës.

1397032
TOGG regjistron të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të automobilit të Turqisë

Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) ka regjistruar pranë Zyrës së të Drejtave të Pronës Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO) të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të dizajnit të brendshme dhe të jashtme të makinës së Turqisë.

Me të drejtat në fjalë parandalohet kopjimi i plotë ose i pjesshëm i modeleve të automjeteve TOGG nga kompani të treta me një periudhë vlefshmërie për 5 vjet.

Nga ana tjetër, aplikimet për regjistrimin e dizajnit të TOGG në Azi dhe Amerikë pritet të përfundojnë këtë vit.

Automobili i Turqisë doli në dritë si rezultat i një pune të gjatë 150 mijë orë të ekipeve të disenjatorëve dhe inxhinierëve të TOGG.

I frymëzuar nga tulipani, një prej simboleve rrënjësore të Anadollit dhe me një dizajnë bashkëkohor dhe origjinal, automobili i Turqisë thekson lidhjen e makinës me gjeografinë e trashëgimisë kulturore.



Lajme të ngjashme