Energjia globale e erës do të rritet me 355.000 MW në 5 vitet e ardhshme

Energjia globale e instaluar e erës pritet të rritet me 355 mijë megavat në periudhën 2020-2024, njoftojnë nga Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC).

1391541
Energjia globale e erës do të rritet me 355.000 MW në 5 vitet e ardhshme

Sipas raportit vjetor të përpiluar nga Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC), fuqia globale e instaluar e energjisë së erës deri në fund të vitit 2019 arriti në 650 mijë e 557 megavat.

Raportohet se forca shtytëse në rritjen e energjisë globale të erës kanë qenë kontributi i qeverive duke nxitur politikat e energjisë së pastër, pritja se mekanizmat për mbështetjen e sektorëve të erës do të vazhdojnë dhe konkurset me kapacitete të mëdha.

Ashtu si në vitet e kaluara, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) udhëheqin listën e vendeve që kanë kontribuar më së shumti në rritjen e kapacitetit global, të ndjekur nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika.

Ndërsa pritet të ketë rritje edhe në fuqinë e instaluar të energjisë së erës në det të hapur (offshore), vlerësohet se në 5 vitet e ardhshme në det të hapur do të ndërtohet centrale me fuqi totale 50 mijë.

Kështu, parashikohet që fuqia e instaluar e energjisë globale të erës në periudhën 2020-2024 të rritet me 355 mijë megavat, me 71 mijë megavat në vit.



Lajme të ngjashme