“Twitter” fshiu llogari të rreme të administruara nga A.Saudite dhe Egjipti, që kritikonin Turqinë

Platforma sociale Twitter njoftoi se ka mbyllur 7 mijë e 891 llogari të menaxhuara nga Arabia Saudite dhe Egjipti, të cilat synonin Turqinë.

1390557
“Twitter” fshiu llogari të rreme të administruara nga A.Saudite dhe Egjipti, që kritikonin Turqinë

Platforma sociale “Twitternjoftoi se ka mbyllur 7 mijë e 891 llogari të menaxhuara nga Arabia Saudite dhe Egjipti, të cilat synonin Turqinë.

Në deklaratën e bërë nga “Twitter” thuhet se transparenca është thelbësore për platformën dhe llogaritë e menaxhuara nga Egjipti, Arabia Saudite, Hondurasi, Indonezia dhe Serbia u fshinë brenda fushëveprimit të operacioneve të informacionit të sponsorizuara nga shteti.

Sipas deklaratës rrjeti egjiptian Al-Fagr, hapi 2 mijë e 541 llogari të rreme prej të cilave lëshonte në qarkullim kritika kundër Turqisë, Katarit dhe Iranit. Nën dritën e të dhënave u përcaktua se ky rrjet menaxhohej nga qeveria e Egjiptit.

Nga ana tjetër theksohet se janë fshirë edhe 5 mijë e 350 llogari të cilat kishin lidhje me Arabinë Saudite që kritikonin aktivitetet e Turqisë dhe Katarin në Jemen.

Thuhet se ky rrjet llogarish, i cili menaxhohet nga vende të ndryshme përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, bënte postime me lëvdata për administratën e Arabisë Saudite.

Në deklaratë, ku thuhet se janë fshirë 7 mijë e 891 llogari, që bënin postime kundër Turqisë, bëhet e ditur se janë fshirë edhe mijëra llogari tjera prej të cilave bëheshin postime me qëllime politike që administroheshin nga Serbia, Indonezia dhe Hondurasi.



Lajme të ngjashme