Turqia fillon prodhimin e dezinfektantit të dorës me bor

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore njoftoi të mërkurën se Turqia do të fillojë së shpejti prodhimin në seri të dezinfektuesit të dorës me lëndë shtuese mineralin e borit.

1385051
Turqia fillon prodhimin e dezinfektantit të dorës me bor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) njoftoi se prodhimi në seri i dezinfnktantit të dorës me bor ka filluar në kuadër të masave kundër koronavirusit (Covid-19).

Në mesazhin që ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social «Twitter», ministri Dënmez shkruan se Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i kanë paraqitur masat që janë ndërmarrë për të ofruar një shërbim të pandërprerë të energjisë në kuadër të masave kundër Covid-19.

"Me udhëzimin e presidentit tonë ne filluam prodhimin në seri të dezinfektantit të dorës me lëndë të shtuar mineralin e borit, për të cilin kemi përfunduar punimet e kërkimit dhe zhvillimit (R&D). Këtë produkt ne do t'ua ofrojmë qytetarëve tanë për përdorim sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ministri Dënmez në postimin që ka bërë në «Twitter».

 


Lajme të ngjashme