Shkencëtarët turq ia nisin punës në Antarktidë, instalojnë me sukses stacionin e GNSS-së

Ekipi shkencor turk ka filluar punën në kuadër të Ekspeditës 4. Shkencore Kombëtare Antarktike.

1363879
Shkencëtarët turq ia nisin punës në Antarktidë, instalojnë me sukses stacionin e GNSS-së

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, njoftoi të premten se ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjeodezisë dhe Hartografisë, të cilët janë pjesë e ekipit shkencor prej 24 vetash, kanë instaluar në Antarktidë stacionin e Sistemeve Globale Satelitore të Navigacionit (GNSS), i pari fiks jashtë kufijve të Turqisë.

Stacioni i GNSS-së, i cili do të mundësojë monitorimin në kohë reale të ndryshimeve në formacionet gjeologjike, gjeografike dhe akullnajore në Antarktidë, është instaluar rreth 73 km larg ishullit Horseshoe, ku ndodhet edhe Kampi Shkencor Turk i përkohshëm.

Prof. dr. Ersan Basar, lider i Ekspeditës 4. Shkencore Kombëtare Antarktike të Turqisë, bëri me dije se kanë realizuar me sukses projektin e parë në mesin e atyre 15 të planifikuarve.

“Ekspedita jonë po përparon suksesshëm pa ndonjë pengesë apo çalim deri më tani. Ekipi ynë e instaloi dhe e vuri në punë fare mirë stacionin e GNSS-së. Tani kemi filluar të marrim edhe të dhënat”, deklaroi ai.



Lajme të ngjashme