Anulohet kongresi i teknologjisë celulare në Barcelonë nga frika e koronavirusit

Këshilli i Shoqatës Botërore të GSM-së (GSMA) njoftoi se ka anuloi edicionin e këtij viti të Kongresit Botëror Mobil (MWC), i cili ishte planifikuar të mbahej midis datave 24 dhe 27 shkurt në Barcelonë të Spanjës.

Anulohet kongresi i teknologjisë celulare në Barcelonë nga frika e koronavirusit

Këshilli i Shoqatës Botërore të GSM-së (GSMA) njoftoi se ka anuloi edicionin e këtij viti të Kongresit Botëror Mobil (MWC), i cili ishte planifikuar të mbahej midis datave 24 dhe 27 shkurt në Barcelonë të Spanjës.

Për shkak të vendimeve të njëpasnjëshme të firmave të mëdha teknologjike për të mos marrë pjesë në panair për arsye të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19), pavarësisht nga thirrja e qeverisë spanjolle “se nuk ka asnjë arsye shëndetësore për anulimin e aktivitetit”, këtë vit kongresi nuk do të realizohet, njofton GSMA përmes një deklarate të shkruar.

Subjekti tha se në situatën aktuale është "e pamundur" mbajtja e kongresit dhe theksoi se "situata në lidhje me llojin e ri të koronavirusit ka ndryshuar shumë shpejt".

«Rakuten», «Deutsche Telekom», «Vodafone», «Orange», «British Telecom» dhe «Nokia» të mërurën iu bashkuan listës së kompanive gjigande që kishin njoftuar se nuk do të merrnin pjesë në Kongres si masë ndaj epidemisë që kërcënon shëndetin publik duke e argumentuar këtë vendim me “sigurinë e punonjësve dhe klientëve të tyre”.

Rreth 40 kompani teknologjike, përfshirë «LG», «Ericsson», «Nvidia», «Amazon», «Sony», «NTT Docomo», «Gigaset», «Umidigi», «Intel», «Vivo», «McAfee», «Facebook» dhe «Cisco», kishin marrë vendim më herët për të mos marrë pjesë në kongresin MWC për shkak të shqetësimeve në lidhje me epideminë “Covid-19”.

Kongresi MWC, në të cilin kompanitë e teknologjisë celulare prezantojnë produktet e tyre të reja dhe ku marrin pjesë më shumë se 100.000 përfaqësues të sektorit nga gati 200 vende, është mbajtur në Barcelonë që nga viti 2006.

Një pjesëmarrje serioze realizohet në MWC edhe nga Turqia.



Lajme të ngjashme