Takimi Varank-Sattari, në fokus zhvillimi i bashkëpunimit Turqi-Iran

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Iranit, krahas dy vendeve, do të kontribuojë edhe në mirëqenien e rajonit.

Takimi Varank-Sattari, në fokus zhvillimi i bashkëpunimit Turqi-Iran

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank tha se zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Iranit, krahas dy vendeve, do të kontribuojë edhe në mirëqenien e rajonit.

Ministri Varank u takua me zëvendëspresidentin e Iranit, përgjegjës për Shkencën dhe Teknologjinë, Sorena Sattari.

Ai tha se ndërmjet Iranit dhe Turqisë ka marrëdhënie miqësie dhe nënvizoi se duke mare parasysh zhvillimet kritike në rajon, vazhdimi i konsultimit të afërt ndërmjet dy vendeve, përmban një rëndësi më të madhe se kurdoherë.

Varank tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bashkëveprimit të koordinuar të Turqisë dhe Iranit dhe shtoi: “Dialogu i afërt dhe zhvillimi i bashkëpunimit të shumanshëm do të kontribuojë jo vetëm në interesin e popujve të të dyja vendeve por edhe stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Jam i bindur se me përpjekjen e përbashkët do të çojmë edhe më përpara bashkëpunimin tonë në fushën e industrisë, teknologjisë dhe shkencës”.

Edhe Sorena Sattari theksoi se nesër në Stamboll do të zhvillohet një konferencë ku do të takohen kompanitë iraniane dhe turke.

“Nesër në Stamboll do të marrim pjesë në një konferencë si të ftuar të kompanive turke. Përfaqësuesit e rreth 80 kompanive nga Irani do të më shoqërojnë mua në konferencë dhe do të bisedojnë me kompanitë turke”, tha Sattari.  

Takimi Varank-Sattari vazhdoi më pas pa praninë e medias.

 



Lajme të ngjashme