Boeing ndalon përkohësisht prodhimin e avionëve 737 Max 8

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing duke filluar nga viti i ri ka vendosur të ndalojë përkohësisht prodhimin e avionëve të pasagjerëve të serisë 737 Max të cilët janë përfshirë në aksidente.

1325000
Boeing ndalon përkohësisht prodhimin e avionëve 737 Max 8

Prodhuesi amerikan i avionëve Boeing duke filluar nga viti i ri ka vendosur të ndalojë përkohësisht prodhimin e avionëve të pasagjerëve të serisë 737 Max të cilët janë përfshirë në aksidente ku kanë humbur jetën 346 persona për shkak të gabimit në prodhim në sistemin e kontrollit të fluturimit.

"Për avionët, të cilët e kanë të ndaluar fluturimin në shumë vende përfshirë edhe ShBA-të, duke filluar nga janari i vitit 2020 do të ndalohet prodhimi i Boeing në fabrikën RentonWashingtonShBA-së deri në marrjen e miratimit nga organet rregullatore", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Ndërkohë lidhur me 12 mijë punonjësit që punojnë në fabrikë thuhet se "për momentin nuk mendohet largimi i tyre nga puna".

Boeing vitin e kaluar u vendos në objektiv për shkak të aksidenteve që shkaktuan gabimet në prodhim në sistemin e kontrollit të fluturimit të avionëve "737 Max 8".

Avioni i tipit Boeing 737 Max 8 i kompanisë ajrore "Lion" të Indonezisë u rrëzua në det më 29 tetor 2018 pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim për të udhëtuar nga Xhakarta drejt qytetit Pangkal Pinang në ishullin Sumatra. Si pasojë e aksidentit, i cili u shënua si aksidenti i parë i këtij lloji të avionit, humbën jetën 189 persona.

Më 10 mars avioni Boeing 737 Max 8, i "Ethiopian Airlines" u rrëzua pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim për të udhëtuar nga Addis-Ababa drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi, ku si pasojë humbën jetën 157 persona.

Pas këtij aksidenti shumë vende, përfshirë Turqinë, Kinën, Etiopinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Holandën, Austrinë ndaluan përkohësisht operacionet për avionët e tipit "Boeing 737 Max" dhe mbyllën hapësirat ajrore ndaj këtyre fluturimeve. (AA)



Lajme të ngjashme