Avioni prodhim turk, Bayraktar AKINCI kalon me sukses testimin e fluturimit

Avioni Sulmues pa pilot Bayraktar AKINCI (TIHA), të cilin Turqia e prodhon me mundësitë e saj vendore e kombëtare, realizoi fluturimin e parë testues.

Avioni prodhim turk, Bayraktar AKINCI kalon me sukses testimin e fluturimit
bayraktar akinci tiha1.jpg

Avioni Sulmues pa pilot Bayraktar AKINCI (TIHA), të cilin Turqia e prodhon me mundësitë e saj vendore e kombëtare, realizoi fluturimin e parë testues.

Sipas deklaratës së bërë nga Baykar, Turqia, me fluturimin e Bayraktar AKINCI, është vendi i katërt në botë që zotëron mjet ajror pa pilot të kësaj kategorie.

Bayraktar AKINCI (TIHA) realizoi me sukses fluturimin e parë nga Komanda e Bazës Ajrore në nënprefekturën Çorlu të rrethit Tekirdag dhe qëndroi në ajër për 16 minuta.

Ky avion, që është më i gjatë dhe më i gjerë prej mjetit ajror ma pilotë me armë Bayraktar TB2, do të përdoret në misione strategjike.  

Bayraktar AKINCI mund të qëndrojë për 24 orë në ajër dhe zotëron një shërbim deri në 40 mijë fit, del në plan të parë me një kapacitet transporti të dobishëm total prej 1.350 kilogram, 400 të brendshëm dhe 950 të jashtëm.

TIHA do të sigurojë edhe një siguri të lartë fluturimi dhe do të mund të realizojë detyra të rëndësishme duke mbartur municione falë kapacitetit të lartë të ngarkesës.

Mjeti ajror në fjalë zotëron edhe veçori të inteligjencës artificiale dhe do të mund të mbledhë dhe regjistrojë të dhëna nga sensorët (marrësit) nëpërmjet 3 kompjuterëve të inteligjencës artificiale dhe kamerat mbi avion.  

Me radarët e meteorologjisë dhe radarët ajrorë me qëllime të ndryshme që do të mbartë, avioni Bayraktar AKINCI do të jetë lider në kategorinë e tij.



Lajme të ngjashme