Ambasadori turk do të drejtojë Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në UNESCO, Ambasadori Ahmet Altay Cengizer është zgjedhur në postin e Kryetarit të Konferencës së 40-të të Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën.

Ambasadori turk do të drejtojë Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s

Pas 53 vjetësh një ambasador turk është zgjedhur në krye të Konferencës së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Është miratuar drejtimi i Konferencës së 40-të të Përgjithshme të UNESCO-s nga i Dërguari i Përhershëm i Turqisë, Ambasadori Ahmet Altay Cengizer.

Në fjalën që mbajti në konferencën e organizuar në Paris, Ambasadori Cengizer tha se UNESCO duhet të luftojë me elementet që kërcënojnë njerëzit.

Ambasadori Cengizer u shpreh se prioritet i organizatës do të vazhdojë të mbetet Afrika dhe nënvizoi nevojën e marrjes në konsideratë të interesave të vendeve anëtare.

Cengizer do të qëndrojë në këtë detyrë për 2 vjet.

Të drejtën për t’u përfaqësuar në Bordin Ekzekutiv të organizatës Turqia e kishte fituar në vitin 2017.



Lajme të ngjashme