Eksporti në Ukrainë i dronëve të armatosur turq, Bayraktar-TB2

Është nënshkruar marrëveshja përfundimtare për blerjen nga ana e Ukrainës së dronit ushtarak turk “Bayraktar-TB2”, produkt i kompanisë turke “Baykar”.

Në deklaratën me shkrim të Baykar në median sociale Twitter të bërë në të dyja gjuhët bëhet e ditur se dronët e armatosur (SIHA) Bayraktar të eksportuar Ukrainës, kanë kaluar me sukses testet e pranimit.

Gjithashtu deklarohet se marrëveshja përfundimtare pas testimeve u nënshkrua në kryeqytetin Kiev të Ukrainës nga ana e autoriteteve të kompanisë të tregtimit të armëve të shtetit ukrainas, Ukrspecexport si dhe vijohet me këto fjalë: “Bashkëpunimi i vendit tonë me vendin mik, Ukrainën do të vazhdojë në rritje”.

Në muajin janar të këtij viti, me qëllim që të plotësohen nevojat e Forcave Ajrore Ukrainase, me Baykarin u nënshkrua marrëveshja që përfshin 6 dronë Bayraktar TB2, 3 sisteme vendore qendrore të kontrollit dhe pajisjet përkatëse. Pas testimeve dhe trajnimeve të ndryshme, në muajin mars, me testimet e goditjeve në terren, u realizua dorëzimi i parë.    

Lajme të ngjashme