Robotët ndihmojnë pasagjerët në Aeroportin e Stambollit

Gazeta «Washington Post» ka postuar një artikull ku shkruan për robotët që ua lehtësojnë udhëtimin njerëzve në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit duke u ofruar atyre shërbime të ndryshme konsultimi.

Robotët ndihmojnë pasagjerët në Aeroportin e Stambollit

Ja se çfarë shkruan Peter Holly, autori i artikullit të botuar nga «Washington Post» me titullin: “Aeroporti i Stambollit, një nga aeroportet më të mëdhenj në botë. Një flotë robotësh humanoidë i ndihmojnë pasagjerët të gjejnë rrugën e tyre”:

"Aeroporti i Stambollit është vendosur mbi një sipërfaqe më të madhe se ajo e Manhatanit në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe është një nga qendrat më të ngarkuara ajrore në botë. Dhe sigurisht që në një hapësirë kaq të madhe një problem të madh përbën ardhja në ndihmë udhëtarëve që vijnë në aeroport”.

Duke theksuar se për të ndihmuar pasagjerët në Aeroportin e Stambollit janë vënë në punë robotë humanoidë, Holly thotë: "Këta janë robotët e parë me rrota të dizajnuar posaçërisht për aeroportet turke. Robotët në ngjyrë blu dhe në përmasat e një fëmije të vogël kanë një fytyrë digjitale të ndritshme me sy të rrumbullakët. Ata janë në gjendje t’ju tregojnë rrugën, të japin udhëzime dhe informacione mbi fluturimin tuaj dhe madje edhe të buzëqeshin. Robotët ua lehtësojnë udhëtimin pasagjerëve në një kohë që vazhdon të rriten përmasat e aeroporteve dhe numri i njerëzve që i përdorin ato. Pasi të ketë përfunduar plotësisht së ndërtuari Aeroporti i Stambollit do të jetë në gjendje t’u shërbejë në vit 200 milionë njerëzve".

 


Lajme të ngjashme