Erdogani do të marrë pjesë në Teknofest, fton të gjithë qytetarët në Aeroportin Ataturku

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nëpërmjet medias sociale deklaroi se sot do të marrë pjesë në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST Istanbul) dhe i ftoi qytetarët në Aeroportin Ataturk.

Erdogani do të marrë pjesë në Teknofest, fton të gjithë qytetarët në Aeroportin Ataturku

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nëpërmjet medias sociale deklaroi se sot do të marrë pjesë në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST Istanbul) dhe i ftoi qytetarët në Aeroportin Ataturk (ku zhvillohet festivali).

“Nesër (sot) do të jem në Teknofest, ku ekspozohen shembujt më të mirë të teknologjisë sonë kombëtare, festival ky që është burim frymëzimi për të rinjtë tanë që kanë ëndrra për të ardhmen e Turqisë. Të gjithë qytetarët që mbajnë në zemën entuziazmin për Turqinë e madhe i ftoj në Aeroportin Ataturku” shkroi Presidenti Erdoan në llogarinë e tij në median sociale Twitter.

Në njoftimin e tij ai postoi edhe një fotografi nga festivali, ku mori pjesë vitin e kaluar.

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë, që organizohet me pararojën e Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3 Vakfi) dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe mbështetjen e instituteve dhe kompanive pararojë në këtë fushë, zhvillohet në Aeroportin Ataturku në Stamboll.  

 

 


Lajme të ngjashme