Sot fillon festivali “TEKNOFEST Istanbul”

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST Istanbul), që është aktiviteti më i madh teknologjik i Turqisë, të martën (17 shtator) hapi dyert për vizitorët.

Sot fillon festivali “TEKNOFEST Istanbul”

Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë në Stamboll (TEKNOFEST Istanbul), që është aktiviteti më i madh teknologjik i Turqisë, të martën (17 shtator) hapi dyert për vizitorët.

TEKNOFEST-i do të mbahet mes datave 17-22 shtator në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe gara në kategori të ndryshme. Fituesit do të shpërblehen pas finaleve të garave, të cilat përbëjnë pjesën më të rëndësishme të festivalit. Këtë vit fituesve të çmimeve do t’ju shpërndahen shpërblimet në vlerë mbi 3 milionë lira turke.

Në kuadër të festivalit këtë vit organizohen 19 gara në kategori të ndryshme si teknologjia e dobishme për njerëzimin, inteligjenca artificiale, sisteme nënujore të telekomanduara, dizajnimi i makinave fluturuese dhe simulator të tufave të dronëve. Në këto gara marrin pjesë 17 mijë e 373 ekipe dhe 50 mijë garues nga 122 vende të botës dhe nga 81 rrethe të Turqisë. Përafërsisht 2 mijë ekipe dhe 10 mijë finalistë fituan të drejtën për pjesëmarrje në finale të garave.

Në këtë festival, ku do t’i kushtohet rëndësi punëtorive (workshop) arsimore dhe argëtuese, do të realizohen punime në “Gjurmët e periudhës parahistorike në transportin hapësinorë”, “Dizajnimi i raketave”, “Krahët me desen”, “Aviacioni dhe hapësira”, “Nanoteknologjia”, “Teknologjia e energjetikës”, “Programimi elektronik”, “Kodim robotik”, “Aplikimi mobil dhe programimi”.

Ndërkaq në kuadër të Kupës Botërore të Dronëve (World Drone Cup), ku do të zhvillohen shfaqjet e luftërave të dronëve, festivali do të mirëpresë garues nga një numër i madh i vendeve.

Gjithashtu në festival do të organizohen shfaqje të ekipeve të akrobacionit si “Solo Turk”, “Yjet Turke” (Turk Yıldızları), nga Rusia do të marrin pjesë avionët luftarakë SU-30 dhe SU-35 dhe modelet e avionit të pasagjerëve dhe për fikjen e zjarrit tip MC-21, mjete të ndryshme fluturuese që ndodhen në inventarin e Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Komandës së Xhandarmerisë, avionët civilë si dhe do të organizohen shfaqjet e fluturimeve “Redbull”. Në kuadër të mjeteve ajrore që do të ekspozohen në mënyrë statike në kuadër të festivalit ndodhet edhe avioni “Antonov AN-178”.

Festivali do të pasurohet me hedhje me parashutë dhe me koncerte të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme