Ankara - Në tetor hapet Biblioteka e Presidencës

Përurimi i bibliotekës do të bëhet në tetor nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ankara - Në tetor hapet Biblioteka e Presidencës

Punimet për ndërtimin e Bibliotekës së Presidencës janë drejt fundit.

Përurimi i bibliotekës do të bëhet në tetor nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Biblioteka do të jetë hapur për 24 orë, ndërsa për fëmijët do të ketë seksione të posaçme.

Nga 1,5 milionë tituj, 500.000 janë botime periodike. Biblioteka do të jetë më e madhja në Turqi dhe është ndërtuar me objektivin për të pasur 5 milionë tituj.

Në vlerësimin që i bëri çështjes, Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) tha: “Biblioteka e Presidencës jo vetëm që do të reflektojë trashëgiminë tonë shkencore, kulturore, artistike dhe atë në fushën e mendimit, por do të jetë e pasur edhe me veprat kryesore dhe më të njohura të kulturave dhe qytetërimeve në botë. E vlerësuar në këtë kontekst, biblioteka do të jetë dera e Turqisë që hapet me botën”.

“Lexuesit do të ketë mundësi që të marrin nga rafti librin që duan dhe ta lexojnë atë duke e shfletuar. Gjithashtu të njëjtat libra, si dhe botimet periodike, revistat e gazetat, të interesuarit mund ti gjejnë edhe të digjitalizuara. Biblioteka do të shërbejë 24 orë në ditë dhe do të ketë edhe seksione të veçanta për fëmijët e grupmoshës 5-10 dhe 10-15 vjeç. Me këtë vepër, e cila është e para në Turqi për nga mënyra e konceptimit dhe përmbajtjes, synohet ngritja e kulturës së bibliotekës në nivele më të larta”,- sqaron Kallën.



Lajme të ngjashme