Mesazhe raciste nga llogaria e Jack Dorsey në “Twitter”, vepër e një pirati kompjuterik

Llogaria zyrtare e Jack Dorsey, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i rrjetit social “Twitter”, është “pushtuar” të premten për një kohë të shkurtër nga një pirat kompjuterik.

Mesazhe raciste nga llogaria e Jack Dorsey në “Twitter”, vepër e një pirati kompjuterik

Ai postoi mesazhe raciste dhe fyese për rreth 15 minuta nga llogaria e Dorsey, i cili ka më shumë se 4 milionë ndjekës.

“Numri i telefonit i lidhur me llogarinë u komprometua për shkak të një mbikëqyrjeje sigurie nga ofruesi i celularit. Kjo i lejoi një personi të paautorizuar të hartojë dhe të dërgojë mesazhe me tekst nga numri i telefonit”, shkroi në rrjetin social Brandon Borrman, ndihmëspresident i Komunikimeve Globale në “Twitter”.

“Kjo çështje është zgjidhur tani. Llogaria tani është e sigurt dhe nuk ka asnjë tregues se sistemet e «Twitter» janë komprometuar”, theksoi ai në një mesazh të mëvonshëm.



Lajme të ngjashme