Rusia interesohet me avionin turk “TF-X”

Kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik të Rusisë (FSVTS), Dmitriy Shugayev tha se janë të gatshëm ti ofrojnë Turqisë mbështetje në prodhimin e avionit të vet luftarak të gjeneratës së 5-të, tip “TF-X”.

Rusia interesohet me avionin turk “TF-X”

Kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Ushtarak dhe Teknik të Rusisë (FSVTS), Dmitriy Shugayev tha se janë të gatshëm ti ofrojnë Turqisë mbështetje në prodhimin e avionit të vet luftarak të gjeneratës së 5-të, tip “TF-X”.

Bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Turqisë në industrinë e mbrojtjes Shugayev e vlerësoi në deklaratat që bëri në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës (MAKS-2019) që është organizuar në Moskë dhe në hapjen e të cilit mori pjesë edhe Presidenti Erdoan.

Shugayev tha se janë të gatshëm ta mbështesin Turqinë në prodhimin e avionit të saj luftarak kombëtar.

“Ne mund ti japim Turqisë motorë reaktivë dhe pajisje të luftës elektronike”,- cilësoi ai.

Duke iu referuar projektit që është duke ndjekur Turqia për prodhimin e avionit luftarak reaktiv të gjeneratës së 5-të tip “TF-X”, Shugayev tha: “Ne jemi gati për ta diskutuar këtë çështje në kontekstin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Për më tepër, edhe liderët tanë (Erdoan dhe Putin) shprehën dëshirën e tyre në drejtim të rritjes së bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Ne jemi të gatshëm”.

Shugayev tha gjithashtu se mes dy vendeve vazhdojnë bisedimet për dorëzimin (Turqisë) e avionëve tip “Su-35” dhe “Su-57”.

“Ankaraja shprehu një interes të madh ndaj këtyre avionëve. Vetëm se është ende shumë herët për të folur për nënshkrimin e kontratës; në lidhje me këtë nuk është bërë ndonjë kërkesë zyrtare. Këto çështje ne do ti diskutojmë me homologun tim, Ismail Demir, Kreun e Industrisë turke të Mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme