“Çanakala 1915” – Vijon ngritja e kullave në megaprojektin e ardhshëm më të madh në botë

Ura “Çanakala 1915” është një nga projektet gjigande të Turqisë. Distanca ndërmjet dy këmbëve kryesore të saj do të ketë një gjatësi rekord, 2023 metra, duke e bërë atë urën më të gjatë të varur në botë.

“Çanakala 1915” – Vijon ngritja e kullave në megaprojektin e ardhshëm më të madh në botë

Në ngushticën e Dardaneleve vazhdojnë të ngrihen këmbët 318 metra të larta të Urës “Çanakala 1915”, kesonët e kullave evropiane dhe aziatike të së cilës u zhytën në det rreth 3 muaj më parë.

Blloqet e para që do të formojnë këmbët e Urës “Çanakala 1915” në brigjet e Galipolit dhe Lapsekisë, u vendosën mbi kesonët e kullave.

Kjo vepër kolosale, hapësira mes dy këmbëve të së cilës do të jetë 2023 metra, simbolikë për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, do të jetë ura e varur me hapësirën më të gjatë në botë ndërmjet dy kullave.

Ura “Çanakala 1915”, përurimi i së cilës planifikohet të bëhet në vitin 2023, do ta vendosë Çanakalanë në një pozitë të rëndësishme në linjën e transportit që shtrihet nga Trakia deri në Egje dhe Mesdhe. Ajo do ketë një kosto mbi 10 miliardë lira turke.



Lajme të ngjashme