Anija kozmike indiane “Chandrayaan-2” hyri në orbitën e Hënës

Anija kozmike pa pilot e Indisë "Chandrayaan-2" ka hyrë në orbitën e Hënës, ka njoftuar Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO).

Chandrayaan-2.jpg
Chandrayaan-2 fırlatma.jpg

Në njoftimin e ISRO-së theksohet se “Chandrayaan-2”, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë ka hyrë me sukses në orbitën e Hënës.

Më tej njoftohet se “Chandrayaan-2” do të vazhdojë të lëvizë përreth Hënës derisa të arrijë 100 kilometra në sipërfaqen e Hënës.

“Chandrayaan-2” pasi të ketë arritur në këtë distancë planifikohet të zbarkojë automjetin hulumtues më 7 shtator midis dy kraterëve që ndodhen në polin jugor të Hënës, ku pritet të hulumtojë krateret, për të cilët mendohet se kanë 100 milionë ton ujë.

Anijen kozmike “Chandrayaan-1India e kishte dërguar në Hënë në vitin 2008, ndërsa në vitin 2014 kishte dërguar një anije tjetër për në orbitën e Marsit. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme