Turqia del e treta në Konkursin Botëror të Robotikës

Për herë të parë Turqia ka shënuar rezultate të larta në Konkursin Botëror Robotik, organizuar për të 24-ën herë nga Unioni i Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Robotike.

turkiye dunya robotik yarismasi1.jpg

Skuadra Teknologjike e Medresesë së Vajzave “Güngören ITO Anadolu” nga Stambolli përfaqësoi Turqinë në Konkursin Botëror Robotik, që u organizua në qytetin Changwon të Koresë së Jugut.

Në Olimpiadën Ndërkombëtare Robotike-FIRA ekipi turk doli i treti në kategorinë “Misioni i pamundur”.

Grupet e krijuara nga bashkimi i ekipeve që vinin nga dy vende të ndryshme garuan për të mposhtur njëri-tjetrin në temat si: projektim, programim dhe zgjidhje për të realizuar një detyrë të pamundur. Mes ekipeve që e përmbushën misionin e pamundur brenda një kohe sa më të shkurtër dhe në mënyrën më të përshtatshme nxënëset nga Turqia zunë vendin e tretë.

Kjo është hera e parë që Turqia merr një çmim të tillë në këtë olimpiadë ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme