Sateliti turk “Rasat” mbush vitin e 8-të në orbitë

Sateliti i parë kombëtar turk i vëzhgimit tokësor, i quajtur Rasat, përfundoi vitin e 8-të në orbitë.

Sateliti turk “Rasat” mbush vitin e 8-të në orbitë

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK), Lokman Kuzu, tha se "sateliti i projektuar për një jetëgjatësi 3-vjeçare ka skanuar 15 milionë kilometra katrorë dhe ka shkrepur më shumë se 2.800 imazhe për tetë vjet".

Kuzu theksoi se sateliti peshon 100 kilogramë dhe ka qenë i dizajnuar nga inxhinierët e TÜBİTAK-ut, është rrotulluar rreth botës për më shumë se 42.000 herë.

"Rasat po shërben për tetë vite dhe asnjë nga pjesët e tij nuk është prishur, ai është një sukses", tha Kuzu.

Ai theksoi se sateliti, i cili zakonisht vëzhgon Turqinë, ofron pamje të gjërave të ndryshme si digat, ndërtimet, zjarret, pyjet dhe vullkanet.

"Ne do të fillojmë më shumë projekte të teknologjisë së lartë në ditët e ardhshme. Ne besojmë në inxhinierët tanë dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike", shtoi kreu i TÜBİTAK-ut.



Lajme të ngjashme