Turqia rrit kapacitetin satelitor, prezent në 3 kontinente

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës bëri të ditur se me fillimin e operimit të satelitëve Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia, e cila është një prej 30 vendeve që zotëron satelit, do ta çojë në 6 numrin e satelitëve aktivë të komunikacionit.

Turqia rrit kapacitetin satelitor, prezent në 3 kontinente

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Xhahit (Cahit) Turhan bëri të ditur se me fillimin e operimit të satelitëve Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia, e cila është një prej 30 vendeve që zotëron satelit, do ta çojë në 6 numrin e satelitëve aktivë të komunikacionit.  

“Kështu që Turqia, duke u zgjatur deri në Kinë, përfshi edhe republikat turke në Azi do të shërbejë në hapësirën gjeografike të këtyre vendeve,  Afrikë dhe Evropë”, tha Turhan.

Ai u shpreh se Turqia ka 3 satelitë komunikimi dhe 3 satelitë vrojtimi në flotën e saj satelitore aktive.

“Turqia dërgoi satelitin e parë në hapësirë në 10 gusht 1994 dhe ky satelit  shërbeu 12 vjet. Nga Turksat 1C u mor 14 vjet shërbim ndërsa nga Turksat 2A u përfitua 15 vjet”, tha ministri turk duke shtuar se satelitët aktivë Turksat 3A, 4A dhe 4B plotësojnë nevojën për komunikim ndërsa satelitët Gokturk-1, Gokturk-2 dhe Rasat janë satelitë observimi.

Turhan shpjegoi se Turqia jep shërbim satelitorë në tre orbita të ndryshme; 31 gradë, 42 gradë dhe 50 gradë në lindje, ndërkohë që planifikohet që edhe në 31 gradë në lindje të vendoset në satelit i Turqisë.

“Turksat 5A bëhet për këtë qëllim dhe për të fituar të drejtën e frekuencave të reja. Kurse Turksat 5B do të rrisë kapacitetin në 42 gradë në lindje dhe do të fitojë të drejta për frekuenca të reja. Për ndërtimin e këtyre satelitëve kanë dhënë ofertë kompanitë më të njohura botërore si konsorciumi francez-anglez  Airbus D&S, Mitsubishi Electric Corporation nga Japonia dhe konsirciumi kanadez-amerikan MDA/Space Systems Loral. Nga këto 3 firma të afta nga aspekti teknik, me kompaninë Airbus D&S, e cila dha ofertën më të mirë për sa i përket kontributit financiar dhe vendor u nënshkrua kontrata në 9 nëntor 2017. Menjëherë pas kësaj filloi ndërtimi i satelitëve” tha ministri turk.  

Aktivitetet e projektimit dhe ndërtimit të satelitëve 5A dhe 5B vazhdojnë në kompleksin e konsorciumit në Francë dhe Angli në përputhje me kalendarin e parashikuar – tha ministri turk duke shtuar se ka përfunduar faza e “inspektimit kritik të projektit” për të dy satelitët.

Ai tha se vazhdojnë proceset e prodhimit të satelitëve, për të cilët kanë përfunduar fazat projektuese dhe synohet që Turksat 5A të hidhet në hapësirë në vitin 2020 ndërsa Turksat 5B në vitin 2021.  

Kurse Turksat 6A ndërtimi i të cilit vazhdon në Qendrën Satelitore të Montimit, Integrimit dhe Testimit në Ankara planifikohet të përfundojë në vitin 2021 dhe të dërgohet në hapësirë në fillim të vitit 2022 – u shpreh ministri turk duke shtuar se vënien në shërbim të tre satelitëve të komunikimit, numri i satelitëve të komunikimit të Turqisë në hapësirë do të rritet në 6.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Xhahit Turhan nënvizoi se me satelitët e rinj Turqia do të zotërojë një kapacitet të madh jo vetëm në fushën e transmetimit por edhe të aftësisë për sigurimin e një rrjeti të gjerë interneti nga sateliti.



Lajme të ngjashme