Turqia prezanton makinën fluturuese kombëtare: “Cezeri”

Makina fluturues e quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet publikisht në Teknofest, aktiviteti më i madh i aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë në Turqi.

Turqia prezanton makinën fluturuese kombëtare: “Cezeri”

Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, prodhuese turke e mjeteve fluturuese pa pilot, prezantoi të martën prototipin e një makine fluturuese, e cila, nëse materializohet, do të jetë e para e këtij lloji në vend.

“Kompania ka punuar në vizatimin teknik, dizajnin, testimin, detajin dhe prodhimin e prototipit për 8 muaj”, njoftoi Selçuk Bayraktar në rrjetet sociale.

Makina fluturues e quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet publikisht në Teknofest, aktiviteti më i madh i aeronautikës, hapësirës dhe teknologjisë në Turqi.

Automjeti ka marrë emrin e inxhinierit të famshëm mysliman, Al-Jazari (1136-1206).

Bayraktar publikoi gjithashtu një anketë për të zgjedhur njërën prej katër ngjyrave për prototipin.

Kompania “Baykar”, themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionike.



Lajme të ngjashme