Studentet nga Turqia vizituan Shqipërinë

Një grup i përzgjedhur studentesh nga universitete të ndryshme të Turqisë, zhvilluan një vizitë njëjavore në Shqipëri në kuadër të "Programit të Shkëmbimit të Përvojave-2019", që organizohet nën përkujdesjen e agjencisë TIKA dhe fondacionit TURGEV.

Tecrübe paylaşım programı_Türk öğrenciler Arnavutluk-ta_3.jpg
Tecrübe paylaşım programı_Türk öğrenciler Arnavutluk-ta_7.jpg
Tecrübe paylaşım programı_Türk öğrenciler Arnavutluk-ta_9.jpg
Tecrübe paylaşım programı_Türk öğrenciler Arnavutluk-ta_1.jpg

Studentet nga Turqia vizitë në Shqipëri

Një grup i përzgjedhur studentesh nga universitete të ndryshme të Turqisë, zhvilluan një vizitë njëjavore në Shqipëri në kuadër të "Programit të Shkëmbimit të Përvojave-2019", që organizohet nën përkujdesjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Fondacionit në Shërbim të Rinisë dhe Arsimit në Turqi (TURGEV), në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve “AA”, radiotelevizionin publik turk “TRT” dhe shoqërinë ajrore “Turkish Airlines” (THY).

Ditën e parë të programit të tyre, 16 studentet së bashku me përfaqësuesit e TIKA-s kanë vizituar Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, e cila po restaurohet nga TIKA që prej marsit të vitit 2018, duke u njohur nga afër dhe ndihmuar në punimet restauruese.

Şirin Kolbaşı, specialiste e komunikimit pranë zyrës së shtypit të TIKA-s, në një deklaratë mediatike tha se programi i shkëmbimit të përvojave është një program që TIKA e organizon për studentë.

Ajo tha se pjesë e këtij programi janë studente që studiojnë në degë të ndryshme, ndërsa studentet që kanë ardhur në Shqipëri shumica i vazhdojnë studimet në degët e arkitekturës, sepse TIKA në Shqipëri ka projekte shumë të rëndësishme restaurimi.

"Plani është për t’u vizituar projekte të ndryshme të restaurimit në mbarë Shqipërinë, qyteti i Beratit, Shkodrës dhe Gjirokastrës, duke qenë se TIKA vazhdon me restaurimin e xhamisë dhe objekteve tjera historike. Janë studente që janë pranë diplomimit në degën e arkitekturës dhe ndarja e një përvojë të tillë është pozitive në lidhje me të ardhmen e tyre dhe kur të fillojnë profesionin", u shpreh Kolbaşı. 

Ajo theksoi se e rëndësishme është edhe ndarja e përvojave kur studentet të kthehen në Turqi.

Studentet gjatë qëndrimit njëjavor në Shqipëri kanë zhvilluar vizita në qytete të ndryshme shqiptare, ku TIKA po realizon punimet restauruese të monumenteve të periudhës osmane.

Kujtojmë se TIKA po vazhdon punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat.

Në kuadër të "Programit për Ndarjen e Përvojave-2019" organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe Fondacioni i Shërbimit të Rinisë dhe Arsimit ne Turqi (TÜRGEV), ambasada e Turqisë në Tiranë ka pritur studentet kryesisht të profilit arkitekturë dhe inxhinieri.

Nga ana tjetër, studentet turke kanë vizituar edhe selinë e Fondacionit ALSAR, ku gjatë një takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e misërore kryetari i Fondacionit, Mehdi Gurra, u paraqiti miqve të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit, duke hedhur dritë mbi arritjet përpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës kulturore e kombëtare.

Ndër të tjera ai vlerësoi maksimalisht edhe kontributin e çmuar të Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), që operon në Shqipëri duke e konsideruar atë si “…Një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, shteti dhe politika e Turqisë me Shqipërinë. Ajo renditet si një nga donatorët kryesorë, që ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë në dy dekadat e fundit. 

Me fondet e TIKA-s janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, duke u ofruar njëherazi një kontribut e ndihmë të pakursyer edhe kategorive të njerëzve në nevojë, ndër të cilët edhe fëmijët jetimë. Dëshirojmë të theksojmë këtu se nëpërmjet ndihmës së çmuar të TIKA-s dhe mbështetjes së saj bujare janë realizuar një sërë projektesh të suksesshme të dhurimit të pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe çantave shkollore në ndihmë të 3500 fëmijëve jetimë në mbarë Shqipërinë”.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Gurra rishprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit vëlla turk për popullin shqiptar.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme