Franky Zapata kalon La Manshin me “ski fluturuese”

Novatori francez, Franky Zapata, shpikësi i skive fluturuese, kaloi të dielën ngushticën e Doverit duke fluturuar mbi Kanalin e La Manshit, i cili ndan Francën nga Anglia.

Franky Zapata kalon La Manshin me “ski fluturuese”

Zapata mbërriti në fshatin Saint-Margaret 22 minuta pas ngritjes së tij në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës.

Gjatë udhëtimit të tij rreth 35 km të gjatë, Zapata furnizoi edhe mjetin e tij fluturues me karburantin që e mbante në shpinë.

Ish-kampioni i skive dështoi më 25 korrik në tentativë e tij të parë për të kaluar me “ski fluturuese” Kanalin e La Manshit. Ai shpresonte të kalonte nga veriu i Francës në Anglinë Jugore në vetëm 20 minuta. Por 40-vjeçari u rrëzua në ujë në gjysmë të rrugës teksa përpiqej të furnizohej me karburant. Sipas ekipit mbështetës, Zapata nuk u lëndua.

Përpjekja e tij e parë për të kaluar ngushticën përkonte me 110-vjetorin e fluturimit të parë mbi La Mansh nga piloti Louis Bleriot në vitin 1909.



Lajme të ngjashme