A e dini se Telishi ka lindur në Mardin të Anadollit mijëra vite më parë?

Sipas gjetjeve arkeologjike arti i argjendarisë Telish (filigrani) ka lindur në vitet 3.000 p.e.s. në provincën Mardin të Anadollit dhe është zhvilluar asirianët dhe myslimanët.

10-11/Files/UploadedImages/2762934111telkari1.jpg

A e dini se Telishi është një art që ka lindur në Mardin të Anadollit mijëra vite më parë?

Telish (filigrani) është arti i argjendarisë me fije të holla ari ose argjendi i bërjes së sendeve tredimensionale duke krijuar motive të ndryshme. Ky është një artizanat që ka lindur dhe është zhvilluar në provincën Mardin të Anadollit. Mjeshtëri e përgatit vet me dorë çdo lloj materiali që ai do të përdorë gjatë punimit telish. Pasi të kenë përfunduar të gjitha veprimet, mjeshtri në një vend të rëndësishëm të veprës shkruan datën dhe vendos firmën e tij. Procesi i punimeve të imta zbukuruese dhe i shkëlqimit vazhdon ende të ruhet si një traditë e mjeshtërve të paktë në numër që kanë mbetur në Mardin.

Sipas gjetjeve arkeologjike e kaluara e telishit shkon deri në 3 mijë vjet p.e.s. Kjo degë e artit tradicional ka mbërritur deri në ditët tona nga asirianët që kanë jetuar në Mesopotami. Në kohën e osmanlinjve telishi preferohej shumë dhe në ato kohëra pranohej si një degë arti që identifikohej me asirianët. Deri në kohët e fundit vlente e njëjta gjë, por në periudhat e mëvonshme krahas asirianëve edhe myslimanët filluan që të interesohen me këtë lloj arti.



Lajme të ngjashme