Raketat kombëtare turke "HISAR" në krah të sistemeve S-400

Ndërkohë që vijon procesi i instalimit të sistemeve S-400 të blera nga Rusia, projektet kombëtare të mbrojtjes ajrore të Turqisë janë tashmë në fazat përfundimtare.

Raketat kombëtare turke "HISAR" në krah të sistemeve S-400

Turqia, vend që është shumë pranë eliminimit të vartësisë së jashtme në industrinë e mbrojtjes duke ngritur në 70 për qind nivelin e prodhimit vendës, ka përshpejtuar edhe projektet kombëtare të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë që vijon procesi i instalimit të sistemeve S-400 të blera nga Rusia, projektet kombëtare të mbrojtjes ajrore të Turqisë janë tashmë në fazat përfundimtare.

Projekti i Grupit të Mbrojtjes Ajrore “HISAR”, i cili është zhvilluar plotësisht me mundësi vendase, do të hyjë në inventar me 3 sisteme të ndryshme.

Prodhimi në seri për Sistemin Raketor “HISAR-A” me Lartësi të Vogël do të fillojë në vitin 2021, për Sistemin Raketor “HISAR-O” me Lartësi të Mesme në vitin 2022 dhe për Sistemin Raketor “HISAR-U” me Lartësi të Madhe në vitin 2025.



Lajme të ngjashme