Pakistani përgatitet të dërgojë astronautin e parë në hapësirë

"Jemi krenar teksa njoftojmë se procesi i përzgjedhjes për pakistanezin e parë që do të dërgohet në hapësirë do të fillojë nga shkurti i vitit 2020", deklaroi të enjten ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Fawad Chaudhry.

Pakistani përgatitet të dërgojë astronautin e parë në hapësirë

Pakistani në vitin 2022 do ta dërgojë në hapësirë kozmonautin e parë të tij.

Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Pakistanit, Favad Çaudri në një postim në median sociale ka thënë se në shkurt të vitit 2022 do të përgatitet një listë e ngushtë prej 50 kandidatëve për kozmonautë.

Duke vënë në dukje se kjo shifër më pas do të ulet në 25 ministri Çaudri tha se “Kozmonauti ynë i parë do të dërgohet në hapësirë në vitin 2022, ky është hapi më i madh i historisë tonë hapësinore”.   

Duke cituar ministrin Çaudri, gazeta “Dawn News” njoftoi se Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) do të bëjnë përzgjedhjen dhe trajnimin e kandidatëve për kozmonaut.

“Për të dërguar kozmonautin e parë të vendit në hapësirë do të përdoret një strukturë kineze, sipas një marrëveshjeje tashmë ekzistuese”, deklaroi ministri Çaudri, ndërsa shtoi se pas trajnimeve nga Forcat Ajrore të Pakistanit kozmonauti do të dërgohet në hapësirë nga një bazë nisjeje në Kinë.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi India fqinje dërgoi një mision pa ekuipazh në anën e largët të Hënës. Edhe India planifikon të dërgojë anijen e saj të parë hapësinore në vitin 2022.



Lajme të ngjashme