Aviacioni civil turk certifikohet nga ICAO për Sigurinë e Aviacionit

Për suksesin e treguar në sigurinë e aviacionit Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) i dha Turqisë “Certifikatën e Këshillit Presidencial të ICAO-së për Sigurinë e Aviacionit”.

Sipas njoftimit që zë vend në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Turqisë (SHGM), ICAO në periudha të caktuara kryen inspektime të vendeve anëtare.

Me qëllim të promovimit të arritjeve në fushën e sigurisë ICAO prej vitit 2015 e këtej vendeve që rrisin ndjeshëm nivelin e “sistemit të zbatimit efektiv të elementeve kritike të inspektimit të sigurisë së aviacionit” u lëshon “Certifikatën e Këshillit Presidencial të ICAO-së për Sigurinë e Aviacionit”.

Në këtë kontekst, sipas vlerësimit të ICAO bazuar në normat e suksesit të inspektimeve, Turqia nivelin e “sistemit të zbatimit efektiv të elementeve kritike të inspektimit të sigurisë së aviacionit” e rriti në 93,15 për qind dhe fitoi të drejtën për certifikatë.

Për të marrë certifikatën, duhet të rritet norma e suksesit efektiv të aplikimit për së paku 15 për qind dhe në bazë të Planit Global të Sigurisë së Aviacionit duhet të arrihet një sukses efektiv i aplikimit prej 65 për qind. Përveç kësaj, në paralajmërimet serioze për shqetësime të sigurisë për shtetet anëtare kërkohet që të ketë më shumë se 65 për qind nga zbatimi operativ efektiv.

Lajme të ngjashme