Avionët prodhim turk fluturojnë për Kryeministrin e Malajzisë

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, që vizitoi Industrinë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAS), mori informacione në lidhje me produktet turke të industrisë së mbrojtjes dhe dëshmoi fluturimet e avionëve Atak, Hurkus dhe Anka.

Avionët prodhim turk fluturojnë për Kryeministrin e Malajzisë

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed që vizitoi Industrinë Turke të Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAS), mori informacione në lidhje me produktet turke të industrisë së mbrojtjes dhe dëshmoi fluturimet e avionëve Atak, Hurkus dhe Anka, të cilët u ngritën në qiell për të.

TUSAS, me bazë në kryeqytetin Ankara, mirëpriti Kryeministrin e Malajzisë, i cili ndodhet për takime të ndryshme në Turqi.

Gjatë vizitës në TUSAS, Mahathir shoqërohej nga Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, Kreu i Industrisë turke të Mbrojtjes së Presidencës (SMS), Ismail Demir dhe kreu i Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës, Temel Kotil.

Mahathirit, që u takua me përfaqësuesit e kompanive të industrisë së mbrojtjes turke, iu paraqit një prezantim mbi bashkëpunimet e mundshme ndërmjet Malajzisë dhe kompanive turke të mbrojtjes.  

Kryeministri i Malajzisë, në një prononcim të bërë pas vizitës shprehu kënaqësinë prej takimeve të zhvilluara në Ankara.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, në deklaratën e bërë për gazetarët tha se ka shumë fusha ku Malajzia dhe Turqia mund të bashkëpunojnë.  

“Ashtu si në industrinë e mbrojtjes, përpara nesh ka shanse të mëdha edhe në fusha të tjera të industrisë. Këtë do ta shqyrtojmë edhe në takimin me presidentin tonë të nderuar. Bëmë një prezantim të mirë. Jemi të lumtur që edhe Kryeministri malajzez mbeti i kënaqur nga kjo vizitë” tha Varank.   

Edhe Ismail Demir, duke iu referuar teksteve të memorandumeve të mirëkuptimit të nënshkruara në industrinë e mbrojtjes, tha se shpresojnë të hedhin hapa më konkrete.  

Demir shprehu besimin se do të zhvillohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe do të hidhen hapa edhe më pozitive.

 

 


Lajme të ngjashme