Ekip “METU Formula Racing Team” përgatitet për garat ndërkombëtare

Ekip “METU Formula Racing Team” i përbërë nga studentët e Komunitetit të Makinave dhe Inovacionit pranë Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU/METU), do të përfaqësojnë Turqinë në garat ndërkombëtare në Gjermani dhe Çeki.

Ekip “METU Formula Racing Team” përgatitet për garat ndërkombëtare

Ekip “METU Formula Racing Team” i përbërë nga studentët e Komunitetit të Makinave dhe Inovacionit pranë Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU/METU), do të përfaqësojnë Turqinë në garat ndërkombëtare në Gjermani dhe Çeki me makinën e tyre “Devrim 19 FNSS”.

Ekipi “METU Formula Racing Team” tanimë ka përfunduar ndërtimin e makinës që u sponsorizua nga kompania “Sistemet e Mbrojtjes FNSS”, e cila është lidere e Turqisë në prodhimin e autoblindave.

Makina “Devrim 19 FNSS” u testua gjatë një aktiviteti të organizuar në poligonin e kompanisë FNSS në Golbasi të Ankarasë, ku bëhen testimet e autoblindave dhe shfaqi një performancë shembullore.

Studentët e Universitetit me makinën “Devrim 19 FNSS” që u testua në 200 km do të marrin pjesë në garat “Formula Student Germany” që do të mbahen mes datave 5-11 gusht në pistën Hockenheimring të Gjermanisë.

Ekipi, i cili punoi me 50 studentë nga 11 degë të ndryshme, pas garave në Gjermani do të marrë pjesë edhe në garat “Formula Student Czech Republic” që do të mbahen mes datave 12-18 gusht në pistën Autodrom Most të Çekisë.

Në korrik 2017 ekipi “METU Formula Racing Team” në konkursin “Formula Student” që u mbajt në pistën “Silverstone” të Anglisë morën pjesë me makinën me motor me djegie të brendshme “Devrim 17F” për të cilën fituan çmimin “Ekipi i ri më i mirë".

Një ekip i përbërë prej 30 vullnetarëve të Universitetit METU e zhvilloi makinë “Devrim 17F” dhe me modelin “Devrim 18H” në korrik të vitit 2018 mori pjesë në garën “Formula ATA Italy” në kategorinë “Class 1” në të cilën fitoi çmimin “Ekipi i ri më i mirë".



Lajme të ngjashme