Demir: Vendimi i Amerikës nuk ka vend në marrëveshjen e programit F-35

Kreu i Industrisë turke të Mbrojtjes (SMS), Ismail Demir tha se Turqia ka përmbushur pa as edhe një mangësi obligimet e saj në lidhje me avionët F-35.

Demiri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Ankara në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nxjerrë Turqinë nga programi F-35.

Ai tha se ky është një vendim i njëanshëm për të pezulluar programin dhe shtoi: “Është një vendim që nuk ka vend në marrëveshje. Presim që ky vendim të marrë formë zyrtare. Përdoret shprehja ‘pezullim’, jo fjala ‘nxjerrje’ nga programi. Nxjerrja sjell me vete edhe dispozita specifike, dhe kjo nuk qëndron”.

Demir bëri të ditur gjithashtu se përjashtimi i Turqisë nga ky program sjell me vete edhe një rritje kostoje prej 7-8 milionë dollarësh për avion.  

Turqia do të vlerësojë çdo lloj alternative dhe ka në tryezë çdo lloj opsioni, tha Demir dhe shtoi se vazhdon projekti i Avionit Kombëtar Luftarak dhe do të përshpejtohet edhe më shumë.  

Lajme të ngjashme