Huawei vazhdon me shërbime ndaj klientëve

Kompania kineze Huawei edhe pas kufizimeve nga Google do të vazhdojë t'u ofrojë mbështetje të sigurisë dhe shërbime pas shitjes së pajisjes.

Huawei vazhdon me shërbime ndaj klientëve

Kompania kineze Huawei, pas vendimit të kompanisë Google për vendosjen e kufizimeve të caktuara, njoftoi se klientëve të saj do të vazhdojë t'u ofrojë mbështetje të sigurisë dhe shërbime pas shitjes së pajisjes.

Huawei përmes një deklarate thekson se kontribuon ndjeshëm në zhvillimin dhe rritjen e sistemit operativ Android në botë dhe që, si një nga partnerët më të rëndësishëm global të Android-it, vazhdon të punojë me platforma për të zhvilluar ekosisteme që do të jenë të dobishme si për konsumatorët ashtu edhe për sektorin.

Kompania potencon se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe shërbime për të gjitha pajisjet e shitura Huawei dhe Honor, si dhe për ato që janë në depo.

Huawei deklaroi se kompania do të vazhdojë të formojë ekosistem të qëndrueshëm dhe të sigurt me qëllim të ofrimit të përvojave më të mira të gjithë klientëve në mbarë botën.

Pasi që administrata amerikane vendosi në listën e zezë gjigantin teknologjik kinez, Google solli vendimin për zbatimin e kufizimeve të caktuara për Huawei në qasjen e sistemit operativ Android. (AA)


Fjalët Kyçe: Android , Google , Huawei , kompania kineze

Lajme të ngjashme