Droni kombëtar turk shndërrohet në lojë mobile

“Anka-S”, një prej mjeteve ajrore të telekomanduara që janë prodhuar nga industria turke e mbrojtjes, është transformuar në lojë mobile aksioni.

1194407
Droni kombëtar turk shndërrohet në lojë mobile

Në Panairin 14. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF’19), ku po ekspozohen një sërë prodhimesh të reja të industrisë turke të mbrojtjes, është shënuar edhe një risi e ndryshme.

“Anka-S”, një prej mjeteve ajrore të telekomanduara që janë prodhuar nga industria turke e mbrojtjes, është transformuar në lojë mobile aksioni.

Zhvilluar për 7 muaj nga kompanitë “Udo” dhe “Otto Games”, loja me titullin “Operasyon: ANKA” demonstron forcën dhe aftësitë superiore të dronit kombëtar turk ndaj rivalëve të tjerë botërorë.

Në këtë lojë, e cila synon t’u prezantojë brezave të ardhshëm dhe të rinjve investimet në rritje dhe zhvillimin në industrinë e mbrojtjes, kërkohet që të plotësohen disa misione të caktuara përmes dronit luftarak “Anka-S”, i pajisur me sisteme të ndryshme armatimi; ndërsa me paratë e fituara mund të perfeksionohen mjetet dhe armët ekzistuese apo të prodhohen të reja.



Lajme të ngjashme