Industria turke e mbrojtjes shënoi rekord në porositë e marra

Niveli i porosive të marra nga kompanitë turke që operojnë në sektorët e industrisë së mbrojtjes dhe aeronautikës në krahasim me vitin e kaluar arriti në nivelin rekord.

Industria turke e mbrojtjes shënoi rekord në porositë e marra

Niveli i porosive të marra nga kompanitë turke që operojnë në sektorët e industrisë së mbrojtjes dhe aeronautikës në krahasim me vitin e kaluar arriti në nivelin rekord.

Shoqata e Prodhuesve të Industrisë së Mbrojtjes dhe Aeronautikës (SASAD), bëri të ditur se anëtarët e shoqatës që veprojnë në sektorët tokësor, detar, ajror, hapësinor dhe të sigurisë vitin e kaluar treguan një performancë të suksesshme.

Sipas kësaj, porositë që morën kompanitë që veprojnë në sektorët e industrisë së mbrojtjes dhe asaj ajrore gjatë 2018 shënoi rritje me 52 për qind në krahasim me një vit më parë. Shuma e përgjithshme e porosive që mori sektori vitin e kaluar arriti në 12 miliardë e 2014 milionë dollarë dhe kështu u shënua një rekord i ri. Xhiroja e sektorit u realizua me 8 miliardë e 761 milionë dollarë, ndërsa të ardhurat nga jashtë shtetit arritën në 2 miliardë e 188 milionë dollarë.

Shuma e porosive në vitin 2014 arriti në 11 miliardë dollarë, në vitin 2015 në 7 miliardë e 686 milionë dollarë, në vitin 2016 arriti në 11 miliardë e 913 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2017 në 8 miliardë e 55 milionë dollarë.

Ndërkohë që platformat/sistemet tokësore kanë marrë më së shumti porosi, ato u pasuan nga platformat e armëve, municionit, raketave dhe të aviacionit civilë dhe atij ushtarak.

 


Lajme të ngjashme