Autoblinda prodhim vendor “Kaplan 10” shton efikasitetin luftarak të Forcave Tokësore Turke

Autoblinda me zinxhirë “Kaplan 10”, që është një “autoblindë antitank” e gjeneratës së re, për herë të parë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2019).

Autoblinda prodhim vendor “Kaplan 10” shton efikasitetin luftarak të Forcave Tokësore Turke

Autoblinda me zinxhirë “Kaplan 10”, që është një “autoblindë antitank” e gjeneratës së re, për herë të parë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2019).

Kompania “FNSS”, e cila dorëzoi mbi 4 mijë makina në vende të ndryshme të botës, do të marrë pjesë në mënyrë të fuqishme në panairin IDEF 2019, që tanimë është shndërruar në njërën prej panaireve të shquara në botë të industrisë së mbrojtjes. Gjatë panairit në fjalë, që do të mbahet mes datave 30 prill – 3 maj, do të prezantohen një numër i madh i produkteve të reja.

“Kaplan 10”, i zhvilluar në kuadër të projektit të “Makinave Bartëse të Armëve” (STA), që u nënshkrua me Komandën e Forcave Tokësore për plotësimin e nevojave të tyre dhe i provuar në testet e qitjes, për herë të parë do të prezantohet në panairin “IDEF 2019”.

Një autoblindë tjetër, që u zhvillua në kuadër të këtij projekti së bashku me “Kaplan 10”, është edhe autoblinda “Pars 4x4”, e cila ka arritur në fund të procesit të kualifikimit dhe së shpejti do të përfshihet në inventar. Parashikohet që këto autoblinda, të cilat janë projektuara për detyra speciale, pas Forcave të Armatosura të Turqisë t’i shërbejnë për një kohë të gjatë edhe vendeve mike e aleate.

Synohet që me anë të këtij projekti me mundësi vendore të zhvillohet edhe sistemi i nevojshëm i “Bartësve të Armëve” (STA) për përdorimin e raketave Kornet-E dhe Armëve të Mbrojtjes Kundër Tankeve me Rreze të Mesme të Veprimit (OMTAS) mbi këto autoblinda.

Autoblinda me zinxhirë “Kaplan 10”, që është modeli më i lehtë i familjes “Kaplan” prodhim i kompanisë “FNSS” dhe autoblinda “Pars 4x4”, që është model me rrota i makinave të mbrojtjes kundër tankeve, tani janë gati për prodhim serik. Raketat antitanke që ndodhen në inventarin e Komandës së Forcave Tokësore dhe që janë prodhim vendor, janë integruar në autoblinda me kulla antitank të zhvilluara në vend posaçërisht për projektin e rritjes së efikasitetit luftarak dhe mbrojtjes kundër tankeve.

Të gjitha 260 autoblinda me rrota do të jenë bartëse të sistemeve të armatimit OMTAS, ndërsa një pjesë e autoblindave me zinxhirë do të jenë bartëse të sistemeve Kornet-E dhe në pjesë e sistemeve OMTAS. Bartësja e armëve për autoblinda me zinxhirë të llojit “Kaplan” kaloi me sukses testet në platformën e mbrojtjes kundër tankeve për objektivat statike dhe të lëvizshme.

Pritet që brenda vitit të përfundojnë edhe testimet e kualifikimit dhe të fillojë dorëzimi i platformave të gjeneratës së re të “autoblindave antitanke” Kaplan dhe Pars.

 


Lajme të ngjashme