Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet tjetër në afërsi të “Proxima B”

Shkencëtarët zbuluan ekzistencën e një ekzoplaneti tjetër në afërsi të “Proxima B”, që është ekzoplaneti më i afërt me tokën.

1183727
Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet tjetër në afërsi të “Proxima B”

Shkencëtarët zbuluan ekzistencën e një ekzoplaneti tjetër në afërsi të “Proxima B”, që është ekzoplaneti më i afërt me tokën.

Astronomi Mario Damasso nga Universiteti i Torinos në Itali dhe Fabio Del Sordo nga Universiteti i Kretës në Greqi në prezantimin e bërë në konferencën “Breakthrough Discuss” të mbajtur në Universitetin e Kalifornisë në ShBA, bënë të ditur se kanë hasur në prova të ekzistencës së një ekzoplaneti tjetër, të cilin e quajtën “Proxima C”.

Studiuesit e observatori La SillaKili, të cilët përdorën të dhënat e mjetit për kërkime planetare me shpejtësi radiale me saktësi të lartë (HARPS) bënë të ditur se në orbitën e yllit të kuq “Proxima Centauri”, që rrotullohet përreth “Proxima B”, që është ekzoplaneti më i afërt me tokën, kanë shënuar lëvizje në gravitacion që tregon praninë e një planeti tjetër.

Shkencëtarët bëjnë të ditur se lëvizjet në fjalë mund të jenë tregues të pranisë së një ekzoplaneti potencial në afërsi të “Proxima B”.

Ylli “Proxima Centauri” i sistemit të yjeve Centaurus, që ndodhen në një distancë 4,24 vite drite nga toka, është zbuluar në vitin 1915 nga astronomi skocez, Robert Innes.

Astronomët, të cilët e studiuan yllin me teleskopë me spektrometër, në vitin 2016 në orbitën e yllit zbuluan një ekzoplanet.

Ekzoplaneti më i afërt me tokën i zbuluar deri më tani quhet “Proxima B”.

 


Lajme të ngjashme