“Facebook” ndalon mbështetjen për nacionalizmin, supremacinë dhe diskriminimin e bardhë

Kompania amerikane e rrjeteve sociale, “Facebook”, njoftoi të mërkurën ndalimin në platformën e tij të përmbajtjeve që pasqyrojnë supremacinë dhe diskriminimin e bardhë.

“Facebook” ndalon mbështetjen për nacionalizmin, supremacinë dhe diskriminimin e bardhë

“Ne do të pengojmë çdo postim - qoftë fotografi apo ndonjë përmbajtje tjetër - i cili bëhet nga platforma jonë dhe u referohet nacionalizmit, supremacisë dhe diskriminimit të bardhë. Këto koncepte janë thellësisht të lidhura me organizata që promovojnë urrejtjen. Vendimi në fjalë do të aplikohet gjithashtu në ‘Instagram’ duke filluar që nga java e ardhshme”, theksoi “Facebook” në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen 12 ditë pas sulmit terrorist në xhamitë “Al-Noor” dhe “Linwood” të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re, me pasojë 51 të vdekur dhe 50 të plagosur.

Autori i sulmit kishte shpërndarë imazhe drejtpërdrejtë në “Facebook”. Filmimi 17-minutësh që terroristi bëri me kamerën e aksionit gjatë sulmit, u shpërnda vrullshëm në median sociale dhe më pas u hoq.

“Facebook” është kritikuar shpeshherë më parë për mungesë reagimi ndaj shpërndarjes së pikëpamjeve të supremacistëve të bardhë në këtë platformë.



Lajme të ngjashme